Londër 2012, ndizet pishtari olimpik

10/05/2012 00:00

Flaka që do të përdoret për pishtarin e stafetës së Londër 2012 dhe
Lojrave Olimpike, është ndezur gjatë një ceremonie tradicionale në
Olimpia të Greqisë.

Një priftëreshë e lartë ndezi flakën duke mbledhur rrezet e para të Diellit me një pasqyrë parabolike.

Ceremonia mbahet në një periudhë trazirash politike dhe ekonomike në shtëpinë e lojrave të lashta, ku do të zhvillohet një raund njëjavor i stafetës.

Ndërsa në Britani, flaka do të dërgohet më 18 maj, për një kalim 70-ditor të pishtarit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarisht, flaka olimpike është një mesazh paqeje e miqësie, si dhe një thirrje që i bëhet botës për lojrat.

Kur flaka është në avion, mbahet gjallë në një fener të posaçëm. Ajo është përcjellë dikur edhe mbi shpinën e kuajve apo nën ujë, në mënyra gjithnjë e më krijuese, e ndonjëherë tepër të guximshme.

 

Top Channel