Indi, ndalohen xhinset në zyra

10/05/2012 00:00

Punonjësit publikë të një zyre të shtetit indian të Harjanës nuk do të
mund të veshin më xhinse apo veshje të tjera perëndimore në ambjentet e
punës, pasi janë konsideruar si “të papërshtatshme”.

Rregullorja e re u është prezantuar punonjësve nga vetë drejtori i institucionit, i cili ka shpjeguar edhe motivet e kërkesës së tij.

Kështu, grave u kërkohet të veshin “sari”, një lloj fustani tipik indian, ose “salwar”, një fustan i shkurtër i shoqëruar me pantallona të gjera.

Ndërsa për meshkujt gjërat janë më të thjeshta, kostum i përbërë nga pantallona dhe këmishë.

Top Channel