“Gjurma” e Armstrong në Mars

10/05/2012 10:40

Ndonëse njeriu nuk i ka shtrirë ende kufijtë e tij përtej Hënës, gjurmët e qarta tonat duken tashmë edhe në Mars.

Ditën e premte, fotografitë e fundit të marra nga roboti “Courisity”, treguan mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq një gjurmë tepër të ngjashme me atë të lënë nga Neil Armstrong, kur shkeli në Hënë në 20 qershor 1969.

Megjithatë, në atë që duket se është një rastësi e çuditshme dhe e pamenduar, gjurma e Marsit është lënë nga vetë “Courisity”, me zinxhirët që ajo përdor për të lëvizur që kishin krijuar një formë të ngjashme me atë të tabanit të këpucës së një astronauti.

Ndonësë kanë kaluar më shumë se katër dekada, gjurma e Armstrong në Hënë mbetet e njëjtë me atë që ai la në vitin 1969, pasi në atmosferën e satelitit të vetëm të Tokës nuk ka erë, e cila mund ta shformojë.

E njëjta gjë vlen edhe për gjurmët e lënë nga asteroidët qindra mijëra vjet më parë, të cilat mbeten të njëjta si në momentin e impaktit.

Top Channel