Dita është zgjatur dhe të gjithë kemi më shumë kohë për të dalë shëtitje apo për të pirë dicka me shoqërinë.

Blloku dhe liqeni janë 2 vendet më të preferuara për të kaluar disa orë.

Dhe në shumë raste, liqeni shndërrohet në një vend “të përkryer” për piknik në fundjavë. Madje janë të shumtë ata që kanë braktisur kafet e bllokut duke preferuar një shëtitje tek i ashtuquajturi “pellg i Tiranës”.

Emisioni i Pasdites solli një reportazh të përgatitur në këtë zonë të kryeqytetit, e shumëvizituar në këtë periudhë.

Ka edhe nga ata që vazhdojnë t’i qendrojnë besnikë bllokut dhe mundësive të kufizuara të argëtimit që të ofrohen aty.

Por, për ata që preferojnë liqenin kanë vetëm 4 fjalë kyce:vrap, ecje e lirë, trup në formë dhe relax.

Dyndja e qytetarëve të thjeshtë, por edhe e VIP-ave tek liqeni si në orët e para të mëngjesit ashtu edhe pasdite e në mbrëmje, e etiketon liqenin si “blloku-n e ri” të Tiranës.

Top Channel