Festa e shthurur e studentëve britanikë

07/05/2012 17:40

Alkool, zënka, këngë dhe gjeste të turpshme në publik. Kjo ishte shfaqja që ofruan në një park natyror një grup studentësh të Kembrixhit në Angli.

Rreth 200 të rinj studentë ishin grumbulluar në park për të festuar në prag të fundit të vitit shkollor. E në të tilla raste, sidomos në Angli alkooli në sasi të mëdha, nuk mungon.

Pas konsumimit të sasive të konsiderueshme të alkoolit, në park nisën gjestet e turpshme të tyre, që irrituan grupet e familjarëve që ndodheshin aty.

Nga alkooli i tepërt, njëri prej studentëve përfundoi në urgjencë, ku u trajtua për disa orë me radhë derisa u përmend.

Në park mbërriti policia që shpërndau studentët.   

Top Channel