" /> ">

Në punë, gratë janë më xheloze dhe ziliqare

05/05/2012 00:00

Në ambientet e punës gara seksuale godet më shumë gratë se sa burrat. Kështu thotë një studim ndërkombëtar i publikuar ne “Revista de
Psicologia Social”.

Në studim morën pjesë kërkuesit e Universitetit të Valencias, të cilët analizuan ndryshimet mes burrave dhe grave në mënyrën e tyre të të jetuarit të xhelozisë dhe zilisë në vendin e punës.

Gratë, – thotë studiuesi Rosario Zurriaga, një prej autorëve të studimit, – kanë treguar një nivel konkurrence ndërseksuale, duke ushqyer xhelozi ndaj një kolegeje më tërheqëse dhe më joshëse. Ky tip reagimi nuk është parë te meshkujt, të cilët treguan një garë mes të njëjtës gjini më pak të fortë.

“Kërkimi ynë u bë me qëllimin e qartësimit të rolit të emocioneve si zilia dhe xhelozia në vendin e punës. Këto ndjenja sjellin bazën e stresit, duke influencuar negativisht në cilësinë e jetës profesionale”, thotë Zurriaga.

Top Channel