Kur vjen fjala për ide të reja dizajni, Dubai sigurisht që ka një vend
tepër të rëndësishëm në arenën botërore.Ndaj nuk është ndonjë surprizë e
madhe që të dëgjosh për ndonjë risi në këtë fushë.

Këtë radhë mësohet se do të ndërtohet një hotel, i cili do të ketë dhoma nën sipërfaqen e ujit që do të ofrojnë për pushuesit pamje spektakolare.

Ndërtesa do të quhet “Water Discus Hotel” dhe do të krijohet nga Deep Ocean Technology, krijuesit e të cilit shpresojnë se hoteli do të përmbushë kërkesat e klientelës për të eksploruar thellësitë e oqeanit.

 

“Me përparimin e teknologjisë po bëhet e mundur që zemra e oqeanit të mos jete vetëm për zhytje, por edhe për pushime luksoze”, thotë një zëdhënës për BIG InvestConsult.

 

Hoteli është menduar të jetë me dy disqe kryesore, një sipër ujit dhe tjetri nën ujë, të cilat do të lidhen me tre ‘këmbë’, që do të kenë shkallë për të transportuar miqtë e hotelit, nga sipërfaqja e ndriçuar nga shkëlqimi i diellit në thellësinë e ujërave të detit.

 

 

Top Channel