Gripi, krijohet virusi “chimera”

03/05/2012 14:40

Është krijuar në laborator një virus gripi i tipit “chimera”, i plotfuqishëm, pandemik dhe në gjendje të transmetohet përmes pikave që përhapen nga e kollitura ose e teshtitura.

Sipas revistës “Nature”, virusi është krijuar nga virologu japonez Yoshihiro Kaëaoka, i Universitetit të Uiskonsin-Medison, në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një virus gripal njerëzor dhe jo vetëm, i krijuar për qëllime eksperimentale, për të kuptuar se si gripi i shpendëve H5N1 mund të kalojë tek njeriu dhe të bëhet pandemik.

Shumëkujt termi “chimera” mund t’i kujtojë virusin në filmin “Mission: Impossible 2”, ku në një skenar të ngjashëm me realitetin një grup terroristësh duan të përhapin virusin me qëllime përfitimi.

Top Channel