Ankandi “i çmendur” në Nju Jork

03/05/2012 11:20

“Klithma”, piktura e ekspresionistit norvegjez Edvard Munch, është vepra e artit që është shitur më shtrenjtë në ankand, plot 120 milionë dollarë.

Piktura në pastelë e bërë në vitin 1895 është blerë nga një blerës anonim në ankandin e organizuar nga kompania “Sotheby’s” në Nju Jork, që zgjati 12 minuta.

Vepra është një nga katër pikturat seri të artistit norvegjez dhe është njëkohësisht e vetmja që zotërohet nga një privat.

Proçedurat e shitjes do të vazhdojnë për të gjetur një muze, hotel apo një qendër artistike në Norvegji ku ajo do të mbahet.

Shtatë blerës konkurruan për veprën, ankandi i së cilës nisi me një çmim fillestar prej 40 milionë dollarësh. Turma shpërtheu në duartrokitje kur u arrit shitja, ditën e mërkurë.

Rekordi i mëparshëm për një vepër arti të shitur në ankand mbahej nga “Nudoja”, “Gjethet Jeshile” dhe “Busti” i Picasso, që u shitën për 106 milionë dollarë në vitin 2010.

Tre versionet e tjera të “Klithmës” zotërohen nga muzetë norvegjezë, por kompania “Sotheby’s” thotë se versioni i shitur është më i ngjyrshmi.

Top Channel