Shkencëtarët kanë zbuluar specie të reja gaforresh në Ishujt Filipine dhe më e rralla ndër to është gaforrja e purpurt.

Lloji i ri njihet me emrin shkencor “Insulamon palawanense” dhe sipas kërkuesve kjo ngjyrë i ndihmon ata të njohin njëri-tjetrin në një ekosistem ku ekzistojnë shumë lloje të tjera gaforresh.

Gjithashtu, ngjyra e tyre vjollcë ka tre tonalitete: ajo më e forta është e meshkujve, pak më e zbehtë për femrat dhe të vegjlit kanë një ngjyrë shumë të zbehtë.

Vjollca nuk ka funksion për të trembur grabitqarët apo për tu fshehur. Kjo ngjyrë vjen nga ushqimi, por ende nuk është gjetur se çfarë konsumojnë këto gaforre.

Edhe pse sapo të zbuluara, kjo specie rrezikon zhdukjen për shkak të ndotjes së lumejnve apo shpyllëzimit në Ishujt Filipine.

Top Channel