“Freedom Tower”, bëhet ndërtesa më e lartë në New York

01/05/2012 03:50

Një nga ndërtesat që po ngrihet në vendin ku gjendej World Trade Center është bërë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, duke kaluar edhe Empire State Building.

Instalimi i një kolone të çeliktë në katin e 100-të të rrokaqiellit e ngre strukturën, në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001, në 387 metra të lartë.

Grataciela, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit 2006, do të jetë 541 metra e lartë kur të përfundojë plotësisht.

Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërruan më 11 shtator 2001.

Qiellgërvishtësi i ri, i quajtur “Freedom Tower” (Kulla e Lirisë), u bë ndërtesa më e lartë në Nju Jork, një ditë para përvjetorit të operacionit që vrau Osama Bin Ladenin, njeriun përgjegjës për këto sulme.

Top Channel