Suedi, pensionistja në foto qeverie

30/04/2012 12:40

Kur Margareta Winberg mori një ftesë për të marrë pjesë në një darkë të rëndësishme që shtronte ministrja suedeze e Ambjentit, Lena Ek, nuk i besoi syve dhe nuk e la t’i shpëtonte një mundësi e tillë.

Problemi ishte se ftesa duhej dërguar tek një tjetër Margareta Winberg ose ish-ministres së Agrikulturës së vendit skandinav e në fakt ajo që mori ftesën ishte një pensioniste 67-vjeçare që jeton në Sundbyberg, në afërsi të Stokolmit.

Ajo i tregoi gazetës ‘Gagens Nyheter’: “Edhe pse nuk jam një eksperte e problematikës së mjedisit nuk hezitova aspak të shkoja në atë darkë. U vesha me rrobat më të mira që kisha dhe aty takova njerëz shumë interesantë.”

Vetë ministrja Ek e konsideroi këtë “incident” si një “keqkuptim shumë argëtues”.

FOTO GALERI
1/1
Pensionistja, e fundit në të djathtë, pozon me ministrat suedezë

Top Channel