“Samsung” lë pas “Nokia”

28/04/2012 00:00

Kompania “Samsung Electronics” ka kaluar “Nokia” duke u bërë prodhuesi
më i madh në botë i telefonave celularë. Kështu thotë një kërkim i kryer
nga organizata Strategy Analytics.

“Nokia” mori kryesimin që në vitin 1998 duke lënë pas “Motorola”, por në tremujorin e parë të vitit 2012 “Samsung” tregoi 93 milionë telefona, 10 milionë më shumë se “Nokia”, që në treg nxori 83 milionë.

Gjithashtu, “Samsung” ka regjistruar përfitime më të mëdha që prej vitit 2008. Përfitimi neto ishte 4.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, deri më 31 mars, nga 2.7 miliardë të vitit të kaluar.

“Samsung” është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh në botë i televizorëve dhe ekraneve të sheshta, kanë informuar drejtuesit e kompanisë.

“Ne presim që fitimet tona aktuale të rriten, pasi konkurrenca në biznesin tonë më të madh është rritur”, ka deklaruar Robert Yi, shef i marrëdhënieve me publikun në “Samsung”.

Top Channel