Japonia që na befason çdo ditë

25/04/2012 18:35

Imazhe e shkatërrimeve masive që pasuan tërmetin dhe tsunamin e 11 marsit  do të bënin të pashpresë cdo vend. Qindra mijëra njerëz nën rrënoja dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Të gjithë e mbajnë mend se si Japonia u përball një vit më parë me një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha që ka njohur kjo epokë. Një tërmet në Paqësor me manitudë nëntë ballë, sipas shkallës rihter goditi bregun lindor, për ta kthyer vendin në pikën zero.

Por sot, nga këto imazhe askush nuk do ta besonte që jemi sërisht në Japoni, rreh 1 vit pas katastrofës, nëse lajmi nuk do të kishte bërë xhiron e botës. Vendi është rimëkëmbur më një shpejtësi të marramendëse. Ka kaluar vetëm një vit dhe mbi rrënojat e dikurshme, s’diktohet më gjë.

Por, fakti nuk duhet të habisë ata që njohin shpirtin e Japonisë, vendi që për hir të traditës nuk lëshoi lot në një fatkeqësi të këtyre përmasave, për të mos treguar dobësi ndaj të tjerëve.

E ky gjest nuk është vetëm ritual i motshëm, por edhe filozofia që i karakterizon japonezët në përditshmëri. Dhe duket se dhembjen e humbjes ata e kthyen në forcë e rindërtuan çdo gërmadhë.

Për ata që nuk e njohin këtë vend dhe mendësinë e tij, shpalosim disa veçori shumë pikante të këtij populli që jeton në ishull.

Japonezët janë padyshim ndër popujt më të disiplinuar në planet. Të ndikuar nga fatki që gjithëherësh janë udhëhequr nga një perandor, ata janë njerëz kokëulur dhe të bindur.

Janë vetëmohues dhe kjo ndjenjë yshtet nga ideale të forta patriotike. Janë të gatshëm të japin edhe jetën për vendin e tyre. E meqë e nisëm me tsunamin, këtë virtyt e kanë dëshmuar 70 inxhinierët e centralit bërthamor të Fokushimës, të cilët nën kërcënimin e shpërthimit të tij dhe rrezeve radioaktivite ndërhynë vullnetarisht për të shmangur katastrofën e dytë të mundshme pas, tërmetit: Shpërthimin bërthamor.

Këto ndjenja të larta deri sublime kanë nxjerrë nga tradita e këtij vendi harakirin. Është një rit vetëvrasës i cili aplikohet në rastin kur përsoni që ka kryer një akt të turpshëm, vetndëshkohet me vdekje. Por,
tejshpimi i trupit me shpatë ka dhe një zanafillë tjetër. Kur luftëtarët e famshëm samurai nuk duhej të binin në dorën e armiqve kryenin aktin e hara-kirit.

Kamikazët, të ashtuquajturit ndryshe pilotë te vdekjes kanë lindur në Japoni. Gjatë luftërave, ushtarët zgjidhnin vetëflijimin me qëllimin e vetëm për të mundur sa më shumë kundërshtarë.

Por, nëse këtë nuk mund ta konsiderojmë më një virtyt në kohët e sotme, disiplinimi është padyshim i tillë. Japonezët janë njërëzit më të disiplinuar në punë dhe kudo.

Përqendrimi gjithashtu është një tjetër veçori e traditës kulturore të Japonisë. Një nga elementët bazë të kultit të budizmit, themeluar në këtë vend, aplikohet masivisht edhe për qëllime përditshmërie.

Riti i ceremonisë së shërbimit të çajit, është nga më të famshmit për kulturën japoneze, që gjithashtu kërkon përqendrim, po aq përqendrim sa I kushtojnë edhe krastitjes së një bonsai, që për japonezët simbolizon bimën e jetës.

E të gjitha këto së bashku, nuk do të kulmonin pa perfeksionizmin që e karaktërizon këtë vend si në arkitekturë, infrastrukturë, art, kopshtari dhe kulinari.

Tek kjo e fundit tipizimi më ideal është sushi, që përvec karakteristikave gastronomike lakohet për estetikën e rrallë. Një gatim që nuk do të merrte kurrë këtë kuptim pikant, nëse nuk do të përgatitej përpara klientit.

Dhe kulmi i estetikës arrin cakun në kinematografinë dhe modën japoneze, të cilat kanë dikuar dhe vijojnë të kenë një ndikim të madh në kulturë.

Me regjizorin Akira Kurosaua, vendi i ka servirur botës një prej regjizorëve më të mirë që ka njohur kinematografia. E nuk I mungojnë Japonisë, përpos markave të njohura të elektronikës edhe emra
stilistësh të famshëm, frymëzim i padiskutueshëm mode, siç është stilistja Reikauakubo me firmën e saj të njohur Komedegarson.

Pa harruar edhe markat e njohura të makinave japoneze që i serviren automobilizmit botëror.

Është padyshim vendi i risive dhe gjetjeve të mëdha teknologjike, arkitekturore dhe urbanistike. Vendi që me përulësi na servir shembullin më të mirë, të organizimit, përkushtimit, krijimtarisë dhe rindërtimit të vlerave, të clat lartësojnë jo vetëm traditën, por edhe të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA