Filmi i Angeline Jolie mbërrin në Tiranë

25/04/2012 00:00

Pas rrugëtimit në disa festival ndërkombëtare, ndër më prestigjozët në botë, pas premierës botërore dhe shfaqjes në Sarajevë dhe Beograd, e pasi ka shkaktuar jo pak reagim në Serbi për mënyrën se si e ka trajtuar luftën e Bonjes, në fillim të viteve, filmi debutues si regjisore i Angelina Jolie, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, (In the land of blood and honey), prek Tiranën.

Prej kësaj të premteje, filmi do të nisë të shfaqet për publikun shqiptar në dy sallat e rrjetit të kinemave “Imperial” në kryeqytet, do të sjellë një histori të ndodhur mjaft pranë nesh.

Një histori dashurie në kohë lufte që ka marrë vite nga jeta e Jolie për t’i shkruar, pasi ajo ka dashur të realizojë vetë edhe skenarin e të tregojë ngjarjet sipas vështrimit të saj.

Drejtori i rrjetit të kinemave “Imperial”, Altin Prifti sjell detajet:

“Publiku shqiptar, ashtu si gjithë publiku në mbarë botën, do të ketë mundësinë që nga kjo fundjavë të shohë një nga filmat që ka bërë shumë bujë në kinematografinë botërore. Është një film që ka disa arsye për të cilat publiku duhet ta shohë; është një histori e vërtetë, ballkanike dhe duke qenë kaq afër me Bosnjen, kaq afër me kohën kur kanë ndodhur këto masakra dhe mënyra se si përshkruhen në film nga një aktore shumë e njohur, sic është Angeline Jolie, që e ka edhe filmin e parë të realizuar si regjisore, unë do të thoja që do të jetë shumë tërheqës për publikun që të shohë mënyrën e realizimit të këtij filmi, por edhe lojën e aktorëve e cila është vlerësuar edhe nga kritika”, thotë Altin Prifti.

Top Channel