Ushqimi dhe seksi, të programuar që në lindje

24/04/2012 16:40

Studiuesit kanë hedhur një hap të madh përpara në kuptimin e asaj pjese të trurit, që komandon dy instiktet më të rëndësishme të çdo gjallese, ushqimin dhe riprodhimin.

Kërkuesit në “Darmouth College” arritën të testojnë me sukses dhe të zbulojnë se niveli i akvitetit në një pjesë të trurit të quajtur “nucleus accumbens” i lejon ata të parashikojnë me saktësi sjelljen e njerëzve ndaj ushqimit dhe ndaj tërheqjes seksuale.

Vullnetareve femra iu skanua truri ndërsa i paraqiteshin imazhe erotike apo të ushqimeve të ndryshme, për të parë çdo reagim që ndodhte.

48 gratë, të cilat nuk e dinin se cili ishte objekti i studimit, u rikthyen në qendër gjashtë muaj më parë dhe përmbushën disa pyetësorë.

Ata persona që kishin një reagim më të fortë ndaj fotografive me ushqime ishin më të shëndoshë dhe kishin fituar në peshë gjatë gjashtë muajve.

Ndërkohë, personat që shfaqën një reagim më të lartë të trurit ndaj pamjeve erotike, dëshmuan se kishin kërkesa më të mëdha seksuale dhe se përfshiheshin më shpejt dhe më shumë në lidhje.

Sipas autorëve të studimit, tashmë mund të kuptohet më mirë qasja e njerëzve ndaj dy instikteve të lindura, ai i ushqimit dhe ai seksual, të cilët kanë një predispozitë të caktuar që në lindje, pasi ndikohen nga një pjesë e specifikuar e trurit.

Top Channel