Pothuajse një milionë foto të veprimtarive të ndryshme të bashkisë së Nju Jorkut u bënë publike për herë të parë në internet.

Disa prej fotografive më të rralla i përkasin fundit të viteve 1800 dhe fillimit të 1900.

Në koleksionin e rrallë, gjenden edhe disa prej fotografive të kohës të bosave më të mëdhenj të drogës, pjesëmarrës në veprimtari të ndryshme.

Gjithashtu, imazhe të tjera të rralla janë ato nga ndërtimi i bulevardeve, urave apo gradaçelave të ndryshme.

Ndërtimi i një galerie prej kaq shumë fotosh ishte pjesë e një projekti 4-vjeçar të bashkisë, që dixhitalizoi kështu një pjesë të madhe të arkivave të saj.

Top Channel