Microsoft, gati Skype për Windows Phone

24/04/2012 00:00

Pas versionit “Beta” të prezantuar në MWC-në e Barcelonës, Microsoft
njofton lançimin e versionit zyrtar të aplikimit të Skype për Windows
Phone.

“Me aplikimin në fjalë është e mundur të bashkohesh me mbi 200 milionë personat që çdo muaj përdorin Skype”, ka sqaruar kolosi i internetit.

Sipas sqarimit, përdoruesit do të mund të hyjnë në Skype nga çdo ekran, smartphone dhe tabletë, me sistem operativ Android, iOS dhe Symbian, PC e laptop, si dhe televizione të lidhura në rrjet.

Versioni i ri do të mund të shkarkohet falas nga Windows Phone Marketplace. Kompania e Bill Gates e bleu Skype rreth një vit më parë.

Top Channel