Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Është quajtur ferri mbi tokë dhe nëse biem dakord me këtë atëherë në këtë ferr jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë.
Megjithëse nuk ka studime që përcaktojnë numrin e saktë të përdoruesve, shifrat janë alarmante. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 40-60 mijë shqiptarë e kanë provuar të paktën një herë drogën. Ulja e moshës së përdoruesve gjithmonë e më shumë kërcënon çdo ditë familjet shqiptare.
Një studim i kryer para pak kohësh mbi sjelljet e rrezikshme të të rinjve nga Instituti i Shëndetit Publik tregoi se 7.4% e personave të moshës 15-18 vjeç kanë provuar marijuanën, 4.2% ekstazinë, 1.2% heroinën dhe 3.2% kokainën.
Përdorimi i drogave të paligjshme rezulton më i lartë në kryeqytet krahasuar me pjesën tjetër të vendit dhe është disa herë më I lartë për meshkujt se sa për femrat.
Top Channel