Cmendet moti, +30 gradë në Gjermani

24/04/2012 17:00

Mot i cmendur në Gjermani. Termometri shënon si rrallëherë mbi 20 gradë celcius në shumë zona të vendit, ndërkohë që të premten, sipas meteorologëve, temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë celcius.

Këto vlera të temperaturave nuk janë të zakonshme për vendin sidomos kur bëhet fjalë për stinën ku ndodhemi. 30 gradë në Gjermani, termometri rrallëherë shënon vetëm në 3 muajt e verës.

Shkak i temperaturave të pazakonta është bërë një masë ajrore e mbërritur në Europë nga Afrika Veriore e që pas rrugëtimit nëpër Mesdhe, do të prekë edhe jugun e Gjermanisë.

Megjithatë, ekspertët shohin anën pozitive të këtyre temperaturave duke deklaruar se është një shenjë e mirë për një stinë verore të nxehtë, ndryshe nga ajo e vitit të kaluar kur stina e verës u shoqërua thuajse gjatë 3 muajve, me reshje të forta shiu.

Top Channel