Nicki Minaj, e “terrorizuar” nga puthja e Madonna-s

23/04/2012 09:50

Nicki Minaj u “terrorizua” kur Madonna e puthi gjatë performancës në pushimin e finales së Superbowl.

Këngëtarja amerikane këndoi së bashku me divën e muzikës botërore gjatë eventit më të madh sportiv në SHBA, të zhvilluar në muajin shkurt. Ajo që Minaj nuk priste aspak ishte që 53-vjeçarja ta puthte në skenë.

Në një intervistë për ‘The Graham Norton Show’, Nicki Minaj tha: “Ajo më puthi, por unë nuk ia ktheva puthjen sepse u gjenda e papërgatitur. Ishte një shok për mua dhe u terrorizova.”

Më pas, këngëtarja 29-vjeçare u mundua ta rregullonte deklaratën për të mos u interpretuar si një kritikë ndaj mënyrës se si puth Madonna: “Ajo kishte buzë shumë të buta.”

Top Channel