Kerr, foto me të brendshme për fansat

23/04/2012 12:50

Edhe pse është bërë me djalë jo shumë kohë më parë, modelja Miranda Kerr është në një formë të shkëlqyer dhe për ndjekësit e saj në Twitter ka publikuar një foto vetëm me të brendshme.

Fotoja është bërë me aparatin e saj celular dhe bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom ka pozuar në shtrat dhe me flokët e lëshuara.

“Ëngjëlli” i Victoria’s Secret shoqëroi foton me shkrimin: “Në radhë të parë jam bashkëshorte dhe nënë, pastaj vjen puna.”

Modelja australiane është shpallur si femra më e bukur e vitit 2012 nga revista ‘Who’.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel