Efron: Skena erotike me Kidman, kulmi i karrierës

23/04/2012 14:10

Ajo është një nga aktoret më të famshme dhe më të bukura në botë, kështu që nuk është për tu habitur që Zac Efron e ka përshkruar skenën erotike me Nicole Kidman në filmin ‘The Paperboy’ si kulmin e karrierës së tij.

Ky film pritet të shfaqet në Festivalin e Kanës këtë vit dhe përshkruhet si një “thriller shpërthyes seksual”. Filmi tregon historinë e Jack James, i interpretuar nga Zac Efron, djali i botuesit të ‘Moat County Tribune’.

“Nicole është e mahnitshme. Është ëndrra e çdo mashkulli. Më dukej e pabesueshme që unë po xhiroja skena erotike me të. Ishte kulmi i karrierës time.

Në film do të interpretojë edhe aktori i njohur Matthew McConaughey.

Vetëm disa ditë më parë aktorja 44-vjeçare theksoi se nuk e kishte problem të zhvishej në filma, por vetëm në rastet kur kjo gjë është e domosdoshme.

44-vjeçarja, e martuar me këngëtarin Keith Urban, ka përfunduar xhirimet e filmit të saj më të fundit me titull ‘Hemingway & Gellhorn’ ku ka shumë skena erotike. Filmi tregon historinë e shkrimtarit Ernest Hemingway, i interpretuar nga Clive Owen, dhe gazetares Martha Gellhorn, e cila ka qenë e dashura dhe gruaja e tij.

“Skenat erotike ishin shumë intensive dhe të shumta. Pyeta regjisorin Phil Kaufman nëse ishin të domosdoshme këto skena sepse doja të sigurohesha se ai nuk po e ekzagjeronte. Por, ai çift ishte shumë pasionant dhe ishin të nevojshme”, thekson Nicole Kidman.

 

 

FOTO GALERI
1/3
Nicole Kidman

Top Channel