Bieber kalon në histeri mijëra fansa

23/04/2012 18:00

Justin Bieber u prit si një shpëtimtar i dërguar nga Zoti, ndërsa mbërriti në aeroportin “Heathrow” të Londrës, ku disa mijëra fanse dhe fansa reaguan në mënyrë histerike teksa panë idhullin e tyre.

Bieber u detyrua të shoqërohej nga një ushtri truprojash, ndërsa adhuruesit rendën drejt tij për t’i marrë autografë apo për t’u fotografuar së bashku.

Të pranishmit panë një turmë njerëzish që lëviznin në mënyrë të përbashkët duke klithur nga emocionet, ndërsa ishin të shumtë ata që nuk përmbajtën dot emocionet dhe nisën të qanin kur pane Bieber.

Ndonëse turma e fansave e vendosi në një pozicion të parehatshëm në aeroport, këngëtari 18-vjeçar i falenderoi të gjithë nëpërmjet adresës së tij në “Twitter”.

”Ajo që ndodhi në aeroport në Londër ishte me të vërtetë e pabesueshme. E gjithë kjo për meritë të fansave të mi të jashtëzakonshëm”, ishte komenti i postuar prej Bieber.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel