Al Pacino, i lodhur në sheshxhirim

23/04/2012 12:10

Al Pacino është bërë i njohur me interpretimin e tij në triologjinë Kumbari, por që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite dhe tashmë 71-vjeçarit duket se i rëndon puna.

Aktori i famshëm është fotografuar në sheshxhirimin e filmit të tij më të ri me titull ‘Stand Up Guys’ shumë i lodhur gjatë momenteve të pushimit.

Fituesi i një çmimi Oscar po xhiron skenat e fundit në Los Angeles së bashku me aktorët Julianna Margulies, Alan Arkin dhe Christopher Walken.

Pacino dhe Walken interpretojnë dy kriminelë të vjetër në një punë të fundit. Regjizori i filmit është Fisher Stevens dhe shfaqja pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel