Nicole Kidman, në Kanë me dy filma

21/04/2012 14:25

Nicole Kidman do të jetë në festivalin e Kanës me dy filma. Aktorja është në garë për Palmën e Artë me thrillerin e ambjentuar në vitet ’60, “The Paperboy”, si dhe është protagoniste e “Heminguay and Gellhorn” me regji të Philip Kaufman.

Në këtë të fundit, që është jashtë konkursit, Kidman interpreton korrespondenten e luftës dhe bashkëshorten e një shkrimtari, që interpretohet nga Clive Owen.

Nga Australia vjen edhe ylli i muzikës pop, Kylie Minogue, që performon përkrah Eva Mendez në “Holy Motors”, film me regji të francezit Leos Carax, që bën fjalë për një burrë që ndërron vazhdimisht identitet.

Për Palmën e Artë janë në garë dy regjisorë, Andreë Dominik, që pas “The Assassination of Jesse James” është bashkuar sërish me Brad Pitt për historinë kriminale “Killing Them Softly”, dhe John Hillcoat, me filmin “Lawless”, që trajton jetën e kontrabandistëve të alkoolit në epokën e proibicionizmit.

Në kastin e aktorëve bën pjesë edhe australiania tjetër Jessica Chastain, që vitin e kaluar fitoi Palmën e Artë me interpretimin në “Tree of Life” të Terrence Malick.

Top Channel