Dashuri dhe kaos! Kështu përshkruhet në pak fjalë gjithçka do të ndodhë në Festivalin e Filmit që mbahet në Kanë. Drejtori i festivalit, Thierry Fremaux ka bërë publik listën e filmave që do të jenë pjesëmarrës në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.

Fermaux është shprehur se temat e zgjedhura këtë vit kanë të bëjnë me shoqërinë.

“Nëse do i përshkruanim në pak fjalë këta filma unë mund t’ju them se fjalët kyçe janë: dashuri dhe kaos, vuajtje dhe bujari. Regjisorët e përzgjedhur janë artistë të mirë dhe kanë mundur t’i trajtojnë mirë këto tema që lidhen me dashurinë dhe atë që po ndodh në shoqërinë e sotme”,ka pohuar drejtori i festivalit.

Këtë vit kanë qenë  1700 filmat që kanë aplikuar për të qenë pjesëmarrës në festival dhe ky është një numër që rritet nga viti në vit dhe të përzgjedhur janë filma nga 26 vende të ndryshme të botës. Për të parën herë marrin pjesë filma e artistë nga Siria, Jordani apo Porto Riko, ndërsa kinemaja amerikane kthehet në këtë festival me 4 filma pjesëmarrës.
Në këtë edicion të radhës së Festivalit të Filmit që mbahet çdo vit në Kanë të Francës, do të nderohet jeta dhe gjurmët që Marilyn Monroe la në kinemanë botërore.

Top Channel