Sportisti zgjohet homoseksual pas infarktit

17/04/2012 17:35

Një lojtar regbie, britaniku Chris Birch, ndryshoi papritmas preferencat e tij seksuale pas një infarkti të pësuar në moshën 27-vjeçare.

Më parë një mashkull i dhënë pas një prej sporteve më burrërore që ekzistojnë, me një të dashur fikse dhe miq të zakonshëm pabesh, Birch pa se si personaliteti i tij kishte ndryshuar tërësisht pas një problemi kardiak.

Pasi zemra e tij u ndal si pasojë e mbingarkesës në stërvitje, i riu filloi të ndiente tërheqte të papritur për meshkujt dhe modën pas rizgjimit të tij në një spital.

”Isha duke bërë për shumë minuta një ushtrim me kokën poshtë, çka bëri që gjaku të mos kalonte më në tru, duke provokuar një infarkt. Gjatë rikuperimit, kuptova se kisha ndryshuar thelbësisht”, shprehet Birch.

”Pas fare pak kohësh arrita të kuptoj se infarkti më kishte bërë homoseksual. Kisha shumë frikë t’i thoja të njohurve të mi, të cilët më njihnin për një njeri krejtësisht të ndryshëm, por në fund ishte më e fortë se unë. Pa e kuptuar dhe pa dashur, kam ndryshuar tërësisht dhe nuk mund të njoh asnjë pjesë të vetes së përpara infarktit”.

Një infarkt, ndërpret rrjedhën e gjakut në trup dhe mund të shkaktojë dëmtime të parikuperueshme në tru pas vetëm disa minutash, për shkak të mungesës së oksigjenit.

Është e zakonshme që midis viktimave të një infarkti, të mos rikuperohen të gjitha funksionet e mëparshme, por mjekët nuk arrijnë të shpjegojnë këtë ndryshim personaliteti.

Identiteti i ri bëri që Birch të largohej nga sporti dhe të ndahej nga e dashura e shumë miq të vjetër, por fatmirësisht ka gjetur persona të rinj që e kanë pranuar ashtu siç është. “Personalisht, mendoj se ai ka qenë gjithmonë homoseksual brenda vetes. E kam të vështirë ta besoj se ishte infarkti ai që e ndryshoi”.

Top Channel