Lamtumira e “Discovery”

17/04/2012 16:10

Anija hapësinore që i shërbeu jo vetëm NASA-s, por gjithë njerëzimit në perceptimin e hapësirës dhe përsosjes së komunikimit, “Discovery”, kreu fluturimin e saj të lamtumirës mbi Uashington, për t’u zhvendosur më pas në Muzeun e Hapësirës në “Dulles Aeroport” në Arlington të Shteteve të Bashkuara.

“Discovery”, motorrët e së cilës u shuan vitin e kaluar, u vendos mbi “shpinën” e një Boeing 747 të modifikuar për të kryer fluturimin e saj të fundit, një fluturim simbolik ku i tha njerëzimit lamtumirë për t’i hapur rrugën teknologjisë së re të Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Anija kozmike e dhjetra misioneve në hapësirë, fluturoi në një lartësi 1500 metra nga toka. Ajo u nis nga “Dulles Aeroport”, në Virxhinia dhe në itinerar ishte dhe “parakalimi” mbi “National Mall”, pranë obeliskut të veteranëve amerikanë të luftës.

Misioni i parë i “Discovery” nisi më 30 gusht të vitit 1984 kur përgjatë 6 ditëve e 56 minutave në orbitë lëshoi dy satelitë komunikimi. Misioni i fundit ishte më 24 shkurt të vitit 2011. Nga 1984 deri në perëndim të saj, “Discovery Space Craft” kreu plot 39 misione në hapësirë, si askush nga simotrat e saj.

FOTO GALERI
1/1
Discovery në hapësirë në misionin e saj të parë

Top Channel