Sot do t’ju prezantojmë kameleonin njerëzor. Ajo e përshkruan veten e
saj si një vajzë normale, e cila ka shumë dëshirë të vendosë në fytyrë
make-up.

Por Promise Tamang Phan tashmë është bërë personazh shumë i njohur, falë një serie të tërë filmimesh në Youtube, ku shihet qartë se si ajo e transformon veten në personazhe të njohura.

Me disa truke të vogla, blogerja nga Nepali arrin të transformohet në një Angelinë Jolie, Scarlett Johansson, apo në Michael Jackson.

Promise thotë se nuk është një profesioniste make-up-i, megjithatë
kuptohet qartë talenti i saj në përdorimin e produkteve kozmetike. 

 

          

 

96 milionë shikime kanë patur videot e saj dhe tashmë ajo është kthyer në një fenomen.

 


Me anë të produkteve kozmetike ajo arrin të bëhet edhe si Johnny Depp, edhe si princesha Jasmine e po ashtu edhe si një Mariposa Barbie me sy blu. Ajo shndërrohet falë make-up-it në Megan Fox, Kate Middleton, Kim Kardashian, Adriana Lima, Selena Gomez dhe Lady GaGa.

 

    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel