34-vjeçari i virgjër, në tetë vjet 82 fëmijë

16/04/2012 18:00

Një holandez që qëndroi i virgjër deri në moshën 34-vjeçare është shndërruar në babain e 82 fëmijëve në një hark kohor prej vetëm tetë vitesh.

42-vjeçari Ed Houben ka lëshuar në internet një fushatë, e cila i ka bërë të mundur që të flejë me 15 gra të ndryshme në muaj, duke i ofruar atyre që të mbeten shtatzanë pa asnjë lloj shpërblimi financiar.

Në bazë të ligjeve holandeze, gjithçka që ai bën është e ligjshme. Pasi është testuar për një fuqi tepër të lartë, në gjendje që të lërë shtatzanë 80% të grave me vetëm një kontakt seksual, Houden reklamon aktivitetin e tij nëpërmjet një faqe interneti.

Sipas tij, gjithçka e bën “në shërbim të komunitetit”, pasi i vjen keq që shumë gra nuk arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë nëna, vetëm sepse nuk arrijnë të gjejnë një partner.

Si rrjedhojë, kushdo mund të fiksojë një takim në shtëpinë e tij në Mastriht, me kusht që të paguajë vetë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në qytet.

Në total, 42-vjeçari është baba i 45 vajzave dhe 35 djemve, ndërsa thotë se nuk e mban mend gjininë e dy fëmijëve të tjerë. Njëkohësisht, ai është duke pritur disa fëmijë nga disa gra që kanë shfrytëzuar shërbimet e tij.

Megjithatë, numri i vërtetë i fëmijëve të Houden mund të jetë shumë më i lartë, pasi për disa vite me radhë, ai pranon se ka dhuruar materialin e tij gjenetik në klinikat që praktikojnë farëzimin artificial.

Fëmijët e holandezit jetojnë në të paktën tre kontinente, duke përfshirë shtete si SHBA, Francë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Zelandën e Re.

Top Channel