Viagra mjekon çrregullimet kardiake

14/04/2012 13:40

Viagra, i njohur ndryshe si ilaçi i dashurisë, ka aftësinë të mjekojë edhe zemrën. Kështu thotë një studim i ri i kryer së fundmi në Itali.

Në fakt, viagra është efikase për kurimin e zemrës së shëndoshur nga kardiomiopatia dhe parandalon çrregullimet kardiake, shkak për vdekjen e 80 për qind të të sëmurëve me diabet.

Studimi është kryer nga një grup profesorësh italianë të Departamentit të Mjekësisë së Eksperimentuar, në universitetin La Sapienza të Romës.

Top Channel