Ueston ose qyteti kundër argëtimit. Kështu po thirret gjërësisht në Shtetet e Bashkuara qyteti, pas vendimit të autoriteteve lokale për të ndaluar të gjitha diskotekat dhe ambjentet e tjera argëtuese të këtij lloji.

Vendimi në fjalë është marrë nga kryebashkiaku i Ueston me argumentimin se ato janë burim krimi, zënkash, shpërndarje droge, prostitucioni e madje edhe vrasjesh.

“Vendimi është dhënë për të ulur nivelet e larta të dhunës e krimit. Ata që nuk janë të kënaqur nga ky vendim, mund të frekuentojnë diskotekat e qytetit fqinj”, deklaroi kryebashkiaku Eric Hersh.

Nga vendimi në fjalë janë përjashtuar shkollat e muzikës dhe baletit.

Top Channel