Shkencëtarët zbulojnë “ferrin e akullt”

13/04/2012 16:05

Një ferr i akullt! Ky është përshkrimi që i bëjnë shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës përplasjes së rreth 2 mijë kometave në hapësirën e yllit Fomalhaut.

Femalhaut ndodhet rreth 25 vite dritë larg Tokës. Agjencia Europiane e Hapësiarës (ESA) thotë se në qiejt e këtij ylli përplasen çdo ditë dymijë kometa dhe temperatura shkon deri në 200 gradë nën zero.

Shkencëtarët e ESA-s dolën në këtë përfundim pas studimit të imazheve të përftuara nga sateliti Herschel dhe krahasimit të tyre me ato të kapura nga teleskopi i NASA-s, Hubble.

Fomalhaut cilësohet si një yll i ri me qindra-milionë vite jetë “mbi supe” (Dielli ynë ka 7 miliard vite jetë), është 25 mijë vjet dritë në distancë nga Toka dhe me përmasa sa dyfishi i Diellit tonë.  

Top Channel