Rrezikon jetën për një gjobë

13/04/2012 15:40

Puna e mbrojtësve të rendit është e vështirë e plot risqe, ku rreziku për humbjen e jetës është prezent çdo ditë. Ndaj për këtë detyrë zgjidhen njerëz të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur rendin ligjor, por të rrezikosh jetën për të vendosur një gjobë…është e tepruar.

Një polic vietnamez ndaloi një autobus me pasagjerë që po udhëtonte kundër rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i mjetit ndaloi dhe polici i kërkoi dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet në të tilla raste. Por shoferi u nis menjëherë. Për të mos e lënë që t’i shpëtonte ligjit, polici kapet pas fshirëses së xhamit në pjesën e parë të automjetit.

Autobusi ka udhëtuar disa qindra metra me policin në pjesën e jashtme të xhamit të përparmë të tij, duke shndërruar rrugët e Vietnamit në skena të denja për filmat hollivudianë.

Mjeti është ndalur më pas me ndërhyrjen e një makine të policisë dhe dhënies së mundësisë “policit hero” që të zbatonte detyrën e tij; vendosjen e gjobës për kundravajtje shoferit në fjalë.  

Top Channel