Majmunët dinë të lexojnë

13/04/2012 11:20

Mund të duhet ende kohë që një majmun të lexojë një vepër të “Shakespeare”, por studimet mbi babuinët treguan se ata janë në gjendje që të lexojnë dhe kuptojnë disa fjalë të tjeshta.

Një grup shkencëtarësh francezë studioi një grup prej gjashhtë babuinësh të mbajtur në një park natyror.

Për disa ditë, atyre iu dhanë libra dhe iu shfaqën fjalë të ndryshme deri në katër gërma, në gjuhën angleze.

Në përfundim të testit, në kafazët e tyre u futën kompiutera të ndjeshëm ndaj prekjes, me majmunët që duhet të zgjidhnin midis fjalës së vërtetë dhe një fjale të pakuptimtë.

Për çdo test të saktë, babuinët shpërbleheshin me ushqim, në mënyrë që ata të kishin motivim për të bashkëpunuar.

Të gjashtë babuinët treguan aftësi të shkëlqyera për të gjetur gjithmonë fjalën e duhur, ndërsa një testim tjetër tregoi se pas shpjegimit të lidhjes së fjalës me domethënien e saj, ata ishin në gjendje të lidhnin menjëherë fjalën me sendin apo veprimin që ajo identifikon.

Të lexuarit dhe njohja e fjalëve besohej se ishte një eksluzivitet i racës njerëzore, pasi besohej se kishte nevojë për zotërimin e aftësive gjuhësore që vetëm ne i kemi.

Ekspertët, tashmë besojnë se aftësia për të lexuar e majmunëve të përparuar lidhet me një aftësi të hershme, e cila daton që përpara evolucionit njerëzor.

Top Channel