Mijëra egjiptianë dolën sërish në rrugët dhe sheshet e vendit për të protestuar kundër vendimit të ish-kryespiunit të regjimit të Hosni Mubarak për të marrë pjesë në garën për president të vendit.
Sheshi “Tahrir”, vend-simboli i protestave që rrëzuan Mubarak, u mbush nga protestuesit të thërritur për të manifestuar nga Vëllazëria Muslimane, parti e grupe të tjera politike në vend.
Vëllazëria Muslimane, fituesja e zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare të mbajtura në fillim të këtij viti, kërkon nga udhëheqësit ushtarakë të miratojnë një ligj zgjedhor që u ndalon figurave udhëheqëse të regjimit të Mubarak për të marrë pjesë në garën për presidentin e vendit.
Protestuesit thanë se Omar Suleiman, ish-kreu i shërbimeve sekrete egjiptiane, po synon të rikthejë regjimin e Mubarak, por vetë Suleiman mohoi akuzat duke deklaruar se objektivi i tij kryesor është të rikthejë rendin dhe ligjin në vend e të ndalë grupet “ekstremiste islamike” në marrjen e pushtetit.
Top Channel