Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Kompania elektronike “Sony” ka konfirmuar se do të shkurtojë 10 mijë vende pune si pjesë e një riorganizimi masiv.
Drejtori ekzekutiv i kolosit japonez, Kazuo Hirai ka deklaruar se shkurtimet, që përbëjnë 6 për qind të krahut të punës në rang global, do të bëhen në 12 muajt e ardhshëm.
Reduktimi përfshin edhe stafin që punon në sektorin e biznesit, kryesisht ata punonjës që merren me shitjet, si dhe divizionin për lëndët kimike.
“Sony” është përpjekur së fundmi të konkurrojë në tregun e televizorëve me kompanitë koreano-jugore “Samsung” dhe “LG”, ndërsa “Apple” e ka sfiduar atë me aparate audio dhe iPhone.
Ditën e martë, “Sony” parashikoi një humbje vjetore rekord prej 6.4 miliardë dollarësh, dyfishi i vlerësimeve të bëra më parë. Ndërsa vlera e aksioneve të kompanisë ra me 40 për qind në 12 muajt e fundit.
Gjigandi aziatik deklaron se tani do të përqendrohet në tre sektorë, aparatët fotografikë dixhitalë, platformat e videolojrave dhe tek telefonat celularë.
Ai shpreson që shkurtimet të ndihmojnë në gjenerimin e 10.5 miliardë dollarëve përmes shitjeve duke filluar nga ky vit e deri në mars të 2015-ës, me një marzh përfitimi prej 5 për qind. Vitin e kaluar financiar, “Sony” raportoi shitje prej 7.9 miliardë dollarë.
Top Channel