SHBA, llotaria “Mega Millions”

11/04/2012 03:50

Zbulohen tre nga pesë fituesit e llotarisë “Mega Millions” në Shtetet e Bashkuara. Tre amigos, sic e quajnë ata veten zgjodhën të marrin kesh shumën prej 158 milionë dollarësh secili. Pas shlyerjes së taksave do të cojnë në shtëpi, 35 milionë.

Bileta fituese u ble në një dyqan në periferi të Baltimorë-s në shtetin e Merilendit.

Por cmimi prej 648 milionë dollarësh do të ndahet edhe me dy bileta të tjera fituese në Kansas dhe Illinois.

Në fakt ata kishin zgjedhur të ishin anonim, por disa të dhëna u zbuluan nga zyrtarët e llotarisë. Fituesit e Merilend janë: një grua rreth të 20-ve, një burrë 40 vjecar dhe një grua te të 50-tat. Dy prej tyre ishin mësues dhe një tjetër administrator.

Në listën e planeve të milionerëve të rinj janë udhëtime në Europë, duke zgjedhur vendin e verërave, Italinë si dhe arsimin e lartë për fëmijët.

Drejtori i llotarisë, Stefen Martino përmes një deklarate u shpreh se nuk ka lajm më të mirë, se fitorja e tre personave nga Merilendi. “Është kënaqësi të mësosh se këta individë, që i kanë dhënë kaq shumë publikut përgjatë viteve, të kenë këtë fat”.

Tre fituesit kishin blerë secili nga 20 bileta.

Top Channel