Rusi, art mbi godinat e vjetëruara
11/04/2012 14:00
Nikita Nomerz është artisti që po i jep një buzëqeshje rrugëve të Rusisë. Fytyrat që vizaton ai janë pjesë e ekspozitës me titull “Muret e gjallë”.
Nomerz ka udhëtuar në shumë qytete ruse për të vizatuar fytyra të ndryshme në muret e godinave të vjetra dhe të braktisura.
Vende të harruara në qytete si Perm, Nizhniy Novgorod dhe Irkutsk janë ndriçuar nga fytyrat e artistit të palodhur.
Ai shkruan në blogun e tij se nuk shpenzon shumë kohë në punë, madje ka raste që mbaron veprën brenda një ore. Koha e shpenzuar varet nga përmasat e objektit dhe të idesë së tij.
Top Channel