“Çmëndet” Google

11/04/2012 03:22

Diçka e cuditshme ka ndodhur për ata që i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme nga territori i Shqipërisë motorrit të kërkimit “Google.com”.

Ata që e provuan patën të njëjtin fat: Në vend të “Google.com”, faqja drejtohej automatikisht te “Google.rs”.

“Google.rs”, është versioni serb i motorrit më të vizituar të kërkimit “Google”.

Nuk dihet nëse ky ishte një vendim i “Google”, gabim elektronik apo sulm pirat.

Sipas statisikave jo zyrtare “Google.com” është faqja më e vizituar në Shqipëri.

Top Channel