Qeni shpëton këlyshin e vet nga mbytja

10/04/2012 00:00

Po ju servirim një moment të jashtëzakonshëm kur qeni shpëton këlyshin e
tij nga mbytja. Ngjarja ndodhi kur një qenush i vogël u hodh në
pishinë, pa ditur se si të dalë prej andej. Nuk ka vonuar dhe nëna e tij
ka reaguar menjëherë për të shpëtuar të voglin e saj nga mbytja.

Ajo e ka shtyrë deri në buzë të pishinës dhe më pas e ka nxjerrë prej andej duke e kapur me dhëmbë nga qafa…më pas për disa sekonda është marrë me të voglin e saj, si për t’u siguruar që gjithcka është mirë.

Videoja po bën xhiron e botës dhe deri tani ka patur mbi 120 mijë shikime.Ka patur komente të ndryshme rreth regjistruesit të videos. Disa e kanë pëlqyer shumë atë çfarë kanë parë, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar këtë si një abuzim ndaj kafshëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel