“Facebook”, do të blejë “Instagramin”, aplikimin për të shkëmbyer foto përmes celularit, në vlerën e 1 miliard dollarëve në kesh dhe aksione.

“Instagrami” doli në treg në tetor të vitit 2010, fillimisht vetëm për iPhonin, ndërsa javën e kaluar edhe për Androidin.

Aplikimi do të jetë falas, i përbërë nga 17 filtra, duke u mundësuar përdoruesve të zgjedhin ngjyrat, për t’i ndryshuar fotot, përpara se ato të ngarkohen online. Deri tani është cilësuar si një nga programet më popullore.

Deri tani ka mbi 30 milionë përdorues që ngarkojnë në internet mbi 5 milionë foto të reja cdo ditë.

Top Channel