Të pakënaqurit nga jeta kalojnë kohë në Facebook

09/04/2012 13:15

Ata që kalojnë shumë kohë në Facebook janë më pak të lumtur me jetën e tyre. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Gotenburgut (Suedi), të cilët tregojnë se shumë përdorues të internetit hyjnë në rrjetin shoqëror sapo ndezin kompjuterin.

Kjo sjellje, sipas tyre, është një varësi nga e cila rrezikohen personat me të ardhura të pakta dhe ata me arsim të ulët.

Nga sondazhi suedez doli se 85% e atyre që navigojnë në internet hyjnë çdo ditë në Facebook dhe gjysma e tyre deklaruan se gjëja e parë që bëjnë pasi ndizet kompjuteri është hyrja tek profili.

Në sondazh morën pjesë 1 mijë persona të moshës 18-73 vjeç.

“Facebook mund të bëhet një ves në mënyrë të pandërgjegjshme dhe mund të krijohet një varësi e rrezikshme”, shprehet Leif Denti i Universitetit të Psikologjisë në Gotenburg.

Përsa i përket gjinisë, femrat janë në përgjithësi më aktive se meshkujt në Facebook.

Top Channel