Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Më shumë se 200 mijë të dhëna që lidhen me “Titanic” janë publikuar në internet me rastin e 100-vjetorit të mbytjes së anijes më 15 prill.
Dokumentat ofrojnë informacion për të mbijetuarit dhe për 1500 personat që humbën jetën përfshirë edhe një numër amanetesh dhe qindra ekspertiza mjeko-ligjore. Koleksioni është mbledhur nga faqja e internetit Ancestry.co.uk dhe aksesi është pa pagesë deri më 31 maj të këtij viti.
Pjesë e koleksionit të dokumentave është edhe lista zyrtare e pasagjerëve në bordin e anijes dhe detaje të kombësive, pozicionet dhe adresat e anëtarëve të ekuipazhit që përbëhej nga më shumë se 900 persona.
Mes dokumentave është edhe vullneti i fundit dhe testamenti i kapitenit Edward J. Smith.
Top Channel