Loja e rrezikshme me motorrin reaktiv

09/04/2012 12:20

Në një nga plazhet e Karaibeve që ndodhet shumë pranë me një aeroport ndërkombëtar, pushuesve i pëlqen një lojë shumë e rrezikshme.

Ata mbahen fort pas hekurave në momentin që avioni bëhet gati për t’u nisur dhe provojnë fuqinë e motorrit reaktiv të tij duke përfituar edhe një tharje të shpejtë në të njëjtën kohë.

Kështu bëri edhe një vajzë në këtë video duke rrezikuar seriozisht jetën sepse pasi motorri mori fuqinë, turbulencat u bëna aq të forta sa gruaja u katapultua me forcë duke u përplasur me një bordurë.

Të pranishmit shkuan me nxitim drejt saj për t’i ardhur në ndihmë dhe nuk është e qartë se çfarë dëmtimesh pësoi kjo vajzë.

Plazhi Maho, në ishullin Saint Martin, është i famshëm për afërsinë e tij me aeroportin ndërkombëtar “Princesha Juliana” dhe ka kudo tabela që tregojnë se fuqia motorrike e avionëve mund të shkaktojë dëmtime të rënda deri në vdekje, por që me sa duket nuk merren seriozisht nga pushuesit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel