Vezë Pashke edhe për Bo, “qenin e parë”

07/04/2012 15:50

Edhe Bo, “qeni i parë” i Shteteve të Bashkuara do të ketë vezën e tij të kremtimit të Pashkëve.

Bo do të marrë vezën e tij gjatë festimeve tradicionale të Pashkëve që mbahen në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, festime që mbahen që prej 134 vjetësh tashmë.

Këtë herë, për të përmbushur edhe vullnetin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, dita e Pashkëve do të jetë një rast i mirë për t’iu përkushtuar luftës kundër obezitetit nën sloganin e zonjës Obama, “Let’s go, let’s play, let’s move”.

Mbi 14.500 kokrra vezë të ngjyrosura do të shpërndahen me rastin e festës në South Lawn, ku pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë persona.

Top Channel