Tajlandë, mban peng gruan për 6 orë

06/04/2012 19:50

Një burrë 30-vjeçar në Tajlandë ka mbajtur peng bashkëshorten e tij për 6 orë me radhë duke kërcënuar se do i priste fytin me thikë.

Nuk dihet se pse Sakdawut Hamsiri mori peng Thawee Naiyait. Pas shumë përpjekjesh policia arriti të bllokonte 30-vjeçarin dhe ta arrestonte atë.

Nga fotot shihet se burri është i plagosur në një dorë. Mendohet se Sakdawut ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur ka kryer këtë veprim.

Fillimisht policia kërkoi të vendoste një dialog me 30-vjeçarin, por në fund u desh të përdorej forca për të zgjidhur situatën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel