Rikthimi i frikshëm i malaries

06/04/2012 13:30

Me miliona jetë njerëzisht mund të jenë në rrezik, pasi ilaçet që kanë ndihmuar në zhdukjen e malaries po humbasin fuqinë e tij, paralajmëruan ekspertë.

Forma bakteresh rezistencë ndaj mjekimeve kanë zhkaktuar tashmë një numër të pacaktuar vdekjesh në zonat e varfëra të Tajlandës dhe Mianmarit.

Testet provojnë se paraziti i malaries, i njohur në latinisht si “plasmodium falciparum”, ka kryer një shndërrim gjenetik duke u bërë rezistent ndaj artemisinit, siç quhet mjekimi i përhapur gjerësisht për trajtimin e sëmundjes.

Nëse fenomeni do të përshkallëzohet, sëmundja që përhapet mund të rikthehet në mënyrë të frikshme dhe të godasë në zona të mbipopulluara të Afrikës apo Indisë.

Kërkuesit Francois Nosten, drejtues i Institutit të Malaries në Tajlandë, deklaroi: “Mund të jemi në një luftë kundër kohës për të gjetur një mjekim të ri kundër malaries, përpara se kurat aktuale të humbasin efektin përballë një bakteri rezistent, që mund të vrasë në masë. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë efektet do të ishin shkatërrimtare. Malaria vret me qindra mijëra persona në botë edhe me mjekimet që kemi, por nëse ato bëhen të paefektshme, numri mund të rritet në mënyrë dramatike”.

Sipas vlerësimeve të institucioneve të specializuara, vetëm në vitin 2010, malaria i kushtojë jetën 655 mijë personave në shkallë botërore.

Top Channel