Liqeni i Ohrit, një prej atraksioneve më të vyera jo vetëm të qarkut të
Korçës, por edhe të Shqipërisë duket se së shpejti do të mbrohet nga
UNESCO.
Në një takim dyditor te zhvilluar ne qytetin e Korces eksperte te fushave te ndryshme trajtuan problematiken dhe nevojat e permiresimit ne cdo lloj aspekti qe do t’ia risnin vlerat ketij liqeni. Ndryshe nga pjesa maqedonase, e cila prej vitit 1982 eshte pjese e UNESCO-s, për pjesën shqiptare tashmë kanë nisur pregatitjet e dokumentacionit.
“Fillimin e procesit për nominimin e rajonit të liqenit të Ohrit dhe të Prespës, monument i trashëgimisë naturore dhe kulturore. Mendoj se ky trajnim do t’i shërbejë fuqimisht ngritjes së kapaciteteve, qoftë lokale dhe qëndrore, si dhe garantimin e një procesi për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të plote për këtë proces, me qëllim garantimin e futjes edhe të pjesës shqiptare nën të njëjtin status”, thotë Arjan Merolli, sekretar i Komitetit Bilateral për liqenin e Ohrit.
Vlerat e shumta te Liqenit te Ohrit te bazuara edhe tek kujdesi dhe puna e kryer se fundmi per t’i mbajtur ato sa me paster kane bere qe UNESCO te hape driten jeshile per përfshirjen e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit.
Top Channel